Nga dita e nesërme do të fillojnë të skadojnë afatet sipas të cilave, presidenti i vendit në afat prej 10 ditëve do t’ia dorëzojë mandatin partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend. Mandatar do të jetë kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nesër në seancë plenare do ta konstatojë dorëheqjen që sot pritet ta dorëzojë kryeministri Zaev, ndërsa Dimitar Kovaçevski më 10 janar do ta dorëzojë programin dhe kabinetin e ri qeveritar dhe më 17 janar do të zgjidhet qeveria e re.
Kovaçevski në afat prej 20 ditëve është i obliguar ta dërgojë programin e ri në Kuvend dhe përbërjen e re të qeverisë.
Kujtojmë se ndryshime të kabinetit qeveritar më së shumti ka në LSDM duke u larguar ministrat Filipçe, Carovska dhe me siguri Boçvarski dhe Nikolla Dimitrov, ndërsa BDI do ta merr Ministrinë e Bujqësisë dhe MSHIA-n ia len Alternativës./Telegrafi/
Policia mban aktivitetin “(Mos) ndikimi i postimeve në rrjet...
Theret me thikë një burrë në Viti
Përleshja fizike mes 13 personave në Prishtinë, policia jep ...
Pati super paraqitje ndaj Bayernit por Raphinha pret edhe më...
Meloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët do të funk...
Edon Zhegrova feston me plis në kokë fitoren ndaj Atleticos