Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Qeveria e re është qeveri e dalë nga vota e 11 qershorit, është e arritur e qytetarëve të Kosovës.
Lladrovci poashtu Qeverisë së re i ka uruar punë të mbarë dhe suksese.
Postimi i plotë:
”Qeveria e re, e dalë nga vota e 11 Qershorit, është e arritur e qytetarëve të Kosovës, e arritur e procesit demokratik dhe transparent. Qeveria është vijim i proceseve historike që po kalon vendi ynë, e gatshme për sfidat me të cilat përballet qytetari ynë. Uroj punë të mbarë për Qeverinë e re, me pritje të mëdha për qytetarët dhe institucionet tona! Suksese!”
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...