Sot përfaqësuesit e katër komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë, do të zhvillojnë takim të përbashkët për të diskutuar rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe
Serbët pas largimit nga Qeveria e Kosovës thanë se do ta formojnë vetë Asociacionin, e për këtë çështje Qeveria nuk ka menduar ende pasi e konsideron herët të jepen konkluzione.
Lajmi.net ka dërguar pyetje në adresën e Qeverisë për të kuptuar se cilët janë hapat që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës karshi pretendimeve të Listës Serbe që ta formojë vetë Asociacionin? Qeverisë si duket nuk po i bëhet vonë për këtë, pasi përgjigja e tyre ishte kësisoj:
“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se është ende herët për të dhënë konkluzione për situatën. Besojmë që në ditët dhe në javët e ardhshme do të ketë qartësime dhe opinioni do të njoftohet me kohë”.
Ndryshe, mospërfillja e ndalimit të hyrjes në Kosovë, i kushtoi drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, me arrestim. Arrestimi i tij trazoi serbët e Kosovës të cilët edhe u larguan nga Qeveria dhe thanë se më 20 prill do ta formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, datë kjo kur është nënshkruar kjo marrëveshje.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?