Të mërkurën ne fshatin Shkabaj është hapur panairi i përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2019”, shkruan arbresh.info. Ne ceremoninë e hapjes kryetari i Odës ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në këtë panair po merr pjesë edhe një kompani nga Portugalia, raporton arbresh.info.
“ Kemi 100 kompani nga shtete më të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, Ballkoni dhe shtete që marrin pjesë për herë të parë si nga Portugalia”, ka thënë ai.
Rukiqi ka thënë gjithashtu se ky panair e dëshmon se do të jetë vit i ekonomisë për vendore.
“ Ky panair konsiston edhe me atë që e ka proklamuar Qeveria e Kosovës se ky vit do të jetë vit i ekonomisë për Kosovën”, ka shtuar ai.
I pari i Odes ekonomike ka bërë thirrje gjithashtu për kujdes më të madh në kushtet e punës në vend.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmendur disa nga ndihmuat qe u ka ofruar bizneseve në vend.
“ Së shpejti pritet që në Kuvend të miratohet ligji për tatim dhe TVSH dhe do të u ndihmoj bizneseve. Fermerëve u është ulur tatimi, po ashtu edhe lënda e pare lirohet nga pagesa. Në fund të majit do të përfundoj autostrada për Shkup, gjë që do të ndihmoj në të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë ai.
Duke premtuar vazhdimin e përkrahjes për biznese, Haradinaj ka përfunduar fjalimin e tij. E ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se MTI po punon tu dal në ndihmë të vazhdueshme bizneseve në vend.
“ Të gjithë projektet ekonomike të Qeverisë së Kosovës dhe MTI-së kanë për qëllim përkrahjen e bizneseve në Kosovë. Këto janë sfida të mëdha por bëjmë thirrje për bizneset për hapje të vende të punës, të rrisin kualitetin e prodhimeve në mënyrë që të rrisim konsumatorët brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Shala.
Ai po ashtu e ka konsideruar këtë panair si mundësi e mirë për rritjen e bashkëpunimit mes biznesëve, Qeverisë dhe MTI-së. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka la thënë se bizneset humbin miliona euro nga mungesa e energjisë.
“Energjia është baza e funksionimit të bizneseve, sot në Kosovë bizneset i humbin afër 300 milionë euro nga problemet me energji. Ne duhet të kemi prodhimin tonë përmes termocentralit “Kosova e Re” e kështu nuk do të kemi nevojë për importim të energjisë”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut