Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren

08:39 | 29 Nëntor 2023
E.G

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se dje në mbledhjen e saj është miratuar marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren.

Kështu bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në Facebook, shkruan Arbresh.info.

Me miratimin e kësaj marrëveshje, Grubi thotë se filluan zyrtarisht edhe procedurat për realizimin e këtij projekti.

“Dua të ndaj me ju një lajm të bukur, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shënuar kështu zyrtarisht fillimin e procedurave për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Në shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës dhe ajo e maqedonase nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës që do ta lidhte Prizrenin në jug të Kosovës me Tetovën në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Sipas kryeministrit Albin Kurti,  kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro/Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kurti për koston e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë: Do të jetë rreth 200 milionë euro

 

Të ngjashme