Mandatari për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dje e ka dorëzuar propozim-programin në Kuvend. Në të ka edhe pjesë me të cilat rregullohet posedimi dhe tregtimi me kriptovaluta.
Për momentin në Maqedoni kriptovalutat nuk janë të ndaluara, pasi nuk ka ligj të veçantë me të cilin rregullohet përdorimi i tyre. Qeveria e re planifikon të dorëzojë ligj për rregullimin e kësaj çështje, me çka do të ketë taktim për kriptovalutat.
“Ne duam t’u bashkohemi tendencave të reja globale, të cilat po përparojnë seriozisht në sistemet më të zhvilluara financiare. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’u mundësojë qytetarëve që zotërojnë bitcoin ose kriptovaluta të tjera stabile t’i shkëmbejnë ato në mënyrë të ligjshme, ndërsa kompanive vendase të tregtojnë jashtë vendit me kriptovaluta te furnitorët e tyre, sipas propozimit të programit të qeverisë”, thuhet në propozim-programin e Qeverisë.
Sipas saj, do të miratohet një zgjidhje ligjore, e cila do të përgatitet nga Qeveria dhe Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe në konsultim me bankat komerciale në vend, ndërsa do të konsultohen edhe ekspertët përkatës për këtë temë.
Zgjidhja formale do të ndjekë rregulloret dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian për rregullimin e tregut të kriptomonedhave. Në këtë kuadër do të vendosen zgjidhje për mekanizmat mbrojtës nga abuzimet e mundshme, si dhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe uljen e ekonomisë joformale./Telegrafi/
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë