Qeveria e Kosovës vazhdon përkrahjen për sektorin e qumështit

16:34 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

Në vazhdën e takimeve të rregullta koordinuese dhe bashkëpunuese me Shoqatat e Prodhuesve dhe të Industrisë së Përpunuesve të qumështit, duke përfshirë edhe takimin e sotëm, po punohet intensivisht drejt tejkalimit të sfidave me të cilat po ballafaqohet sektori i qumështit në vendin tonë si rezultat i pandemisë COVID-19.

“Prodhuesit dhe përpunuesit kosovar të qumështit janë ndër bujqit më të zellshëm në vendin tonë që me përkrahjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtarë kanë ndërtuar kapacitete prodhuese dhe përpunuese për të shërbyer qytetarët kosovar me qumësht dhe produkte të qumështit. Ne do të jemi vazhdimisht pranë tyre – edhe në këto kohëra të vështira të pandemisë COVID-19 – për të ju ndihmuar në tejkalimin e sfidave me mundësitë ligjore, administrative dhe financiare që kemi në dispozicion”, thuhet në komunikatën Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme