Festa e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mbuloi sheshet dhe vendet kryesore publike të qyteteve të Kosovës, me simbole shtetërore.
Vendimi që mori bujën më të madhe gjatë kësaj feste të shënimit së shpalljes së Pavarësisë ishte zëvendësimi i flamurit kombëtar me atë shtetëror tek lokacioni i quajtur “te rrethi” në hyrje të Prishtinës, shkruan lajmi.net.
Mirëpo flamuri shtetëror i Kosovës nuk qëndroi edhe gjatë në lokacionin e lartëpërmendur.
Me një vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme i njëjti flamur është zëvendësuar përsëri, duke u rikthyer ai kombëtar.
Në një përgjigje për lajmi.net, nga Qeveria e Kosovës është thënë që ajo pjesë është e menaxhuar nga Komuna e Prishtinës dhe me rast të festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, vendosja e flamurit shtetëror ishte bërë me një kërkesë të veçantë të kryeministrit Haradinaj.
“Hapësirat Publike të Prishtinës i menaxhon Komuna, kështu e ka menaxhuar edhe atë pjesë. Në rastin e festës së Pavarësisë, organizimet i ka bërë Presidenca. Dhe me këtë rast ka qenë kërkesë e veçantë e Kryeministrit që për festë të vendoset flamuri i Kosovës” thuhet nga Qeveria e Kosovës.
“Me rikthimin e gjendjes siç ka qenë më parë, është Komuna që vendos nëse aty duhet të vendoset edhe një flamur, ai i Kosovës” thuhet në përgjigjen e Qeverisë lidhur me vendosjen e mundshme të flamurit shtetëror afër atij kombëtar.
Gjithashtu, nga Qeveria e Kosovës, thuhet se shpjegimi i Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për vendosjen e flamurit, kishte qenë vetëm për festa shtetërore, dhe jo në raste normale ku kjo kompetencë i kalon Komunës./Lajmi.net/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...