Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.
Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, Kurti thotë se ka autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”.
“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria. Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij”, shkruan Kurti.
Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë, por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore./arbresh.info
Postimi i plotë:
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...