Viti 2017 shihej si më premtuesi për arritjen e shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në atë të Forcës së Armatosur së Kosovës. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi. Viti në fjalë u mbyll pa arritur që Kosova të ketë Ushtrinë e saj. Deklaratat e të parëve të shtetit ishin gjithnjë shumë të fuqishme dhe në kuadër të asaj se duhet formuar sa më shpejtë që të jetë e mundur, por gjithnjë në pajtim më të gjithë rregullat kushtetues.
Të kontaktuar nga Indeksonline, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdohet puna intensive drejt transformimit të FSK-së.
“ Qeveria e Kosovës po punon intensivisht që transformimi i FSK në Forcat e Armatosura të jetë një hap i përbashkët për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, është thënë nga Zyra e Informimit të Qeverisë së Kosovës për Indeksonline. Gjithashtu këta të fundit janë pyetur se a është e mundur që ky shndërrim të bëhet brenda tre muajve, ashtu siç është thënë nga burime të shumta por që sipas tyre ky formim nuk është i ndërlidhur me datë të kufizuar.
“Ky proces gjithëpërfshirës do të përmbyllet në bashkëpunim të plotë me të gjitha institucionet vendore, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë”,thuhet tutje në përgjigje.
Ndryshe rreth kësaj çështje është deklaruar së fundi edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Thaçi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se ndër prioritetet kryesorë në këtë vit që lamë pas ka qenë vazhdimi i punës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
“Tani jemi pothuajse në fazën përfundimtare të përpjekjeve tona për të siguruar përkrahjen që procesi i themelimit të FAK-ut të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Këtë jemi duke e bërë dhe do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tjerë strategjikë. Kosova gjatë vitit 2018 do të ketë kapacitetet e veta mbrojtëse, pra një ushtri moderne që do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë”,ka përfunduar Thaçi.
Ndryshe shteti i Kosovës vazhdon të jetë ndër shtetet e pakta në botë që ende nuk ka Ushtrinë e saj, përderisa ka afro 10 vite pavarësi shtetërore./Indeksonline/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...