Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla ka propozuar që Qeveria të ndihmojë Bosnjë-Hercegovinën me 200.000 euro, pas përmbytjeve fatale që e goditën vendin.
“Të marrim mendimin tuaj për një kërkesë që do ta kemi për solidarizim me Bosnjën. Do të kërkoja solidaritetin tuaj me një shumë prej 200.000 eurosh. Nëse nuk ka kundërshtim këtu, atëherë kryeministër do të dërgonim kërkesën zyrtare”, ka thënë Gërvalla.
Kurti theksoi se do të nevojitet një mbledhje tjetër për të përgatitur vendimin përkatës.
“Faleminderit zëvendëskryeministre Gërvalla. Ne për këtë na duhet ta mbajmë një mbledhje tjetër online, që të përgatiet materiali, e më pas ta miratojmë atë”, tha Kurti./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...