20 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për t’i bërë ballë krizës energjetike në vend.
Kjo u vendos në mbledhjen e 49-të të qeverisë, e cila u mbajt në formë elektronike, në të cilën janë miratuar dy vendime, shkruan arbresh.info
“Vendimi i parë i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë, përmes të cilit Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtohet masa 3.7, — Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, që do të shfrytëzohet për të subvencionuar importin e energjisë elektrike”. Vendimi i dytë është miratuar pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.7, të aprovuar në vendimin paraprak”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Qeveria 20 milionë eurot e ndara do t’i marrë nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.
Këto mjete thuhet se do të transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, në nënprogramin “Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike”.
Ministria e Ekonomisë do t’i transferojë këto mjete te Ndërmarrja Publike KEK Sh.A., shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës./arbresh.info/
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri