Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për ndarje e një buxheti në vlerë prej 150 mijë eurosh, për procedurat e pranimit në Kosovë të 20 gazetarëve nga Ukraina.
Kështu është bërë e ditur në njoftimi e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë mijë euro, për procedurat e pranimit në Kosovë të 20 gazetarëve nga Ukraina,” thuhet në njoftim.
Ky vendim vjen pas gjendjes së krijuar në shtetin Ukrainas, ku Federata Ruse ka vazhduar pushtimin e Ukrainës
“Vendimi për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas, është një bashkëpunim në mes të Qeverisë së Kosovës, Federatën Evropiane të Gazetarëve (European Federation of Journalists) dhe Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (European Centre for Press and Media Freedom)”, thuhet tutje në njoftim.
Mjetet buxhetore të aprovuara nga kabineti qeveritar, sipas MPJ-së, përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të qirasë, zyrës, sigurimit shëndetësor, pagesë mujore, dhe shpenzimet e transportit për gazetarët e pranuar. Mjetet do të alokohen për periudhë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi varësisht nga zhvillimet në Ukrainë.
Ndërsa procedura e identifikimit dhe përzgjedhjes së gazetarëve do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.
Shteti i Kosovës është rreshtuar në ndihmë të shtetit të Ukrainës, dhe i është bashkëngjitur paraprakisht të gjitha vendimeve sanksionuese që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur shtetit të Rusisë./arbresh.info/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...