Qeveria e Kosovës ndan mbi 250 mijë euro për tekste shkollore në Luginë

17:37 | 9 Gusht 2023
E.K

Në mbledhjen e 154-të, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mbi 254 mijë euro për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përcjell Arbresh.info.

“Për t’i pajisur nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc me tekste mësimore në gjuhën shqipe, ndamë 254.562 euro”, thuhet në postimin e kryeministrit Albin Kurti në Facebook.

Po ashtu në këtë mbledhje janë marrë edhe vendime të tjera që kanë të bëjnë me mërgatën, marrëveshje ndërkombëtare, për ndalimin e fëmijëve të hyjnë në klube të natës, përmirësimin e rehabilitimit të sistemeve të ujitjes, zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale e një sërë vendimesh të tjera./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme