Google ADS

Qeveria e Kosovës ndan mbi 250 mijë euro për librat e nxënësve në Luginën e Preshevës

11:20 | 9 Gusht 2023
Diellza Gashi

Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë dhe Bujanoc për vitin shkollor 2023-2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në këtë propozim janë ndarë 254 mijë e 562 euro e 30 centë, për pajisjet me tekstet shkollore.

“Për pajisje me tekste mësimore  në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar që vijojnë mësime në gjuhën shqipe në shkollat fillore në komunat Medvegj, Preshevë,  Bujanovc. Për vitin 2023/2024. Ndihma jonë për bashkim tani është jo vetëm nevojë por edhe obligimi i yni, për këtë ndajmë mjete në shumën prej  254 mijë e 562 euro e 30 cent për pajisje me tekstet mësimor në gjuhen shqipe për nxënës shqiptare”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme