Google ADS

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

10:59 | 13 Shtator 2023
E.H

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për familjet e prekura nga tërmeti në turqi

Po vazhdon mbledhja e 159-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në rend të ditës janë 25 pika, e një ndër to është mbështetja financiare për Turqinë, raporton Arbresh.info.

Qeveria ka ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti vdekjeprurës që ndodhi në muajin shkurt në Turqi.

Në këtë rast, kryeministri i vendin, Albin Kurti ka thënë se ky vendim është vazhdim i solidaritetit të Kosovës me popullin turk.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se ndarja e mjeteve financiare ka qenë e paraparë të bëhej në takimin që ishte organizuar në Bruksel për këtë qëllim. Por, siç ka theksuar ai, për shkak të pamundësisë së pjesëmarrjes në nivel të barabartë është vendosur që Kosova të bëjë mbështetjen në formë bilaterale.

Kujtojmë se nga tërmeti i fuqishëm në Turqi e Siri patën vdekur më shumë se 50 mijë persona e mbi 107 mijë ishin lënduar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme