Qeveria e Kosovës i ka vendosur një paketë të sanksioneve Rusisë dhe Bjellorusisë.
Kryeministri, Albin Kurti, tha se qeveria është e bashkërenduar me Bashkimin Evropian, NATO-n, ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për tu përballur me pasojat në rajonin tonë.
“Po miratojmë një pako të sanksioneve ndaj saj. Kjo nuk është hera e parë që Kosova i vë sanksione Federatës Ruse. Qeveria është e bashkërenduar me Bashkimin Evropian, NATO-n, ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për tu përballur me pasojat në rajonin tonë”, deklaroi Kurti, shkruan arbresh.info.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, bëri të ditur se në këto sanksione është përfshirë edhe Bjellorusia.
“Pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, që u dënua edhe nga liderët kosovarë, është e rëndësishme që edhe Kosova t’i bashkohet shqiptimit të sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në përpjekje për ta kundërshtuar fuqimisht agresionin rus”, deklaroi Gërvalla./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...