Qeveria e Kosovës merr vendim të ri për strehimin e afganëve

21:51 | 21 Gusht 2021
S D

Është miratuar nga Qeveria e Kosovës vendimi për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme të refugjatëve afgan të cilët janë të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Ky vendim u miratua të shtunën ku sipas saj thuhet se mbrojtje do ti ofrohet personave të cilët janë në proces të aplikimt për viza të veçanta imigruese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu mbrojtje do t’i ofrohet edhe familjarëve të tyre.

Qeveria deri tani nuk ka jap ndonjë datë të caktuar se kur do të vijnë refugjatët afgan në Kosovë.

Kosova është një ndër vendet e shumta të cilët ka rrenë në dakord më SHBA-në, për t’i strehimin e përkohshëm të afganëve./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Qeveria ka mbajtur mbledhjen e saj të 28-të, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë Nr. 01/26 të datës 16.08.2021 për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Sipas vendimit të miratuar sot, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme