Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj ka krijuar Komisionin për hartimin e Projektligjit për Qeverinë.
Ky ligj, nga kryeministri Haradinaj është cilësuar si shumë i rëndësishëm dhe si një ligj që do të definonte edhe numrin e ministrive dhe zëvendësministrave.
“Qeveria është kjo që është dhe është funksionale, po i kryen punët e veta, mirëpo si qeveri e vendit dhe si ved që po aspirojmë të bëhemi anëtar i BE-së. Ligji për qeverinë është i nevojshëm, një ligj i cili do të definonte numrin e resorëve, numrin e ministrive, numrin e gjithë përgjegjësve, përfshirë zëvendëskryeministrat, dhe zëvendësministrat”, deklaroi Haradinaj.
Ndryshe qeveria Haradinaj është kritikuar shumë për numrin e madh të zëvendësministrave në dikasteret përkatëse.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...