Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Mbledhja fillon në ora 9:00, shkruan arbresh.info.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet raporti i Komisionit të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi, i caktuar për të rishikuar vijën kufitare të përcaktuar në Marrëveshjen për përcaktimin e Kufirit me Malin e Zi, marrëveshje e cila tashmë është ratifikuar nga shteti fqinj.
Javën e kaluar kryeministri, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se raporti nga komisioni i formuar nga qeveria për matjen e territorit të Kosovës, është i gatshëm, shkruan arbresh.info.
“Shpejtim Bulliqi ka lajmëruar dje se është i gatshëm me raport dhe me te gjeturat e tyre. Në një mbledhje te ardhshme të qeverise të vijnë dhe të na prezentojnë të gjeturat. Kemi menduar që mbledhja të mbahet të hënën. Me siguri si konkluz do te del se marrëveshjen duhet ta procedojmë në Kuvend nga qeveria dhe ashtu ajo ka pritur që 2 vjet e gjysme. Pas njohjes së materialit nuk na mbetet shumë punë pos të procedojmë në Kuvend”, ka thënë Haradinaj.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës edhe zyvendëskryeministrim Behgjet Pacolli ka shprehur besimin se në kohën kur të shkojë në Kuvend marrëveshja për demarkacion nuk do të ketë problem për ratifikim, dhe se do të marrë dy të tretat e deputetëve dhe se kjo marrëveshje të kalojë.
Pavarësisht kësaj, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, Kuvendi i Kosovës nuk ka votë për versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi.
Ndërkohë që vetë ata që e kanë hartuar raportin më të ri për demarkacion, paralajmërojnë fakte befasuese.
Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se demarkacioni nuk mund të shkojë në Arbitrazh po që se këtë opsion nuk e pranon Mali i Zi./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...