Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në nderim të aktorit Bekim Fehmiu.
Familjarë e miq të aktorit, përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe komunitetit artistik të Kosovës u mblodhën në Kino Armata në kryeqytet, për të shënuar ditëlindjen e 85-të të aktorit.
Në një fjalë rasti, Kryeministri Kurti vlerësoi figurën e Bekim Fehmiut, si një nga figurat qendrore të identitetit tonë kulturor.
“E ndiej si obligim edhe personal edhe shtetëror nderimin, mbrojtjen dhe dokumentimin e jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut. Duke e mbrojtur figurën e tij, ne e nderojmë kombin dhe në të njëjtën kohë i promovojmë vlerat tona kulturore në botë”, tha kryeministri Kurti.
Ai bëri të ditur se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e kulturës, me kujdes do të kurojë një program vjetor dhe të përhershëm për nder të Bekim Fehmiut, duke shtuar: “Të frymëzuar nga vepra dhe suksesi i tij ndërkombëtar, duke u kujdesur për figurën e tij, do të ngrisim edhe krijimtarinë filmike në nivelin më të lartë të prioritetit shtetëror”.
Bekim Fehmiu, me talent të rrallë artistik, pati një karrierë të spikatur me mbi 40 filma, me filmin “Mbledhësit e puplave” që mori dy çmime në Festivalin e Filmit në Kanë dhe nominim për Oskar, luajti në tetë seri televizive, duke veçuar mini-serinë e njohur “Odyssey” dhe shumë shfaqje teatrore të cilat përshkuan gjithë Evropën, në veçanti edhe Holivudin./arbresh.info/
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...
Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milionë shikime të ...
Policia prezanton punën dhe aktivitetet policore në veri
Policia shqiptoi 1 mijë e 258 gjoba për një javë në Gjilan
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...