Qeveria e Kosovës do të kryejë pagesën e ujit për familjet me asistencë sociale

07:12 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Qeveria e Republikës së Kosovës pas rekomandimit të Këshillit Ndërministror për Ujëra i cili kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që familjeve të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale t’ua kryej pagesën e detyrimeve për shërbimet e shfrytëzuara që ata kanë ndaj ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbime të ujit.

Kryeministri Haradinaj tha se ndjehet i lumtur që si kryeministër i vendit po nënshkruan një vendim të tillë i cili ua lehtëson sadopak jetën qytetarëve dhe familjeve me asistencë sociale, shkruan Klan Kosova.

“Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për t’ju gjend sa më afër qytetarëve të vendit, kam nënshkruar një vendim i cili sadopak do t’ua lehtësoj jetën familjeve me asistencë sociale, kësaj kategorie të shoqërisë tonë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se me këtë vendim Qeveria e Kosovës ka për qëllim që të krijojë një mirëqenie sa më të mirë për gjithë qytetarët e vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme