Më 15 shkurt, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës mbajtën një dëgjim publik për shpronësimin e tokës në fshatrat Dren, Zasellë dhe Leshak në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.
Ky diskutim – ku morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe misioneve ndërkombëtare – vjen pasi një grup i serbëve lokalë nisën një protestë në fillim të shkurtit duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për shpronësim, duke argumentuar se është ” ilegale”.
Shefi i departamentit për shpronësime në Qeverinë e Kosovës, Afrim Murati, ka njoftuar të pranishmit për ligjin dhe ka deklaruar se është i gatshëm të dëgjojë kundërshtimet e tyre.
Megjithatë, banorët lokalë filluan një polemikë për, siç thanë, shkelje të procedurave ligjore nga Qeveria e Kosovës, dhe njëri nga avokatët e tyre, Nebojsha Vlajiq, tha se i gjithë procesi është jotransparent.
Sipas tij, vendasit nuk mund të vendosin për rëndësinë publike nëse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë në lokacionin që është objekt i shpronësimit.
Ankesë të ngjashme ka pasur edhe Dragisha Krstoviq nga fshati Dren, duke pretenduar se popullata vendase nuk ishte fare e informuar për shpronësimin e pronës së tyre.
Murati gjatë diskutimit tha se do t’i përcjellë vërejtjet e tyre dhe se do të njoftohen për hapat e mëtejshëm.
Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka filluar puna për ndërtimin e stacionit policor kufitar në fshatin Dren, “me qëllim të sigurimit të qytetarëve, menaxhimit të kufirit dhe parandalimit të kontrabandës në atë rajon”.
Policia e Kosovës pretendon se rrugët alternative ilegale në veri të Kosovës, që të çojnë në Serbi, përdoren për kontrabandë mallrash.
Më herët ka pasur disa aksione në të cilat janë sekuestruar mallra, por ato nuk kanë kaluar pa incidente.
Më 16 janar, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, e shpalli një tokë në territorin e Komunës së Leposaviqit “pronë të paluajtshme me interes të veçantë publik”, e cila, siç tha, është e nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.
Në atë vendim të Qeverisë thuhej se bëhet fjalë për zonat kadastrale, Dren dhe Leshak, Komuna e Leposaviqit, por nuk është saktësuar se sa është sipërfaqja e tokës që do të shpronësohet.
Pronarët e parcelave, të cilat janë objekt i shpronësimit, kanë paraqitur edhe padi në gjykatat kompetente në Prishtinë për të parandaluar atë që ata e konsiderojnë si një proces të kundërligjshëm.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League