Google ADS

Qeveria e konfirmon, Kurti udhëton për në Athinë, do të realizojë edhe takime

12:49 | 21 Gusht 2023
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, përcjell Arbresh.info.

Atje, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.

Po ashtu, gjatë qëndrimit atje ai do të zhvillojë edhe disa takime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme