Kryeministri i ri socialist spanjoll, Pedro Sanchez, ka krijuar qasje më të butë ndaj Katalonjës prej kur ka marr pozitën e konservatorit, Mariano Rajoy në muajin qershor, pavarësisht se nuk ka treguar asnjë shenjë për votim rreth pavarësisë së plotë të këtij rajoni.
“Do ta dërgoj atë deri në fund” ka thënë Torra në një intervistë televizive të hënën.
“Do të shkoj aq larg sa do të kërkojë parlamenti i Katalonjës”, është shprehur ai.
Deklaratat e tij kanë ardhur një javë para mbajtjes së Ditës Kombëtare të Katalonjës, në të cilën tradicionalisht mbledhen mijëra separatistë në rrugë. Torra ka bërë thirrje për dalje masive këtë vit për të treguar mbështetje për shkëputjen e Katalonjës.
Sanchez ka propozuar të hënën mbajtjen e një referendumi për autonomi më të madhe të Katalonjës, mirëpo ka kundërshtuar ashpër çfarëdo thirrje për pavarësi apo tentim të njëanshëm për shkëputje.