Deputetët e Kuvendit të Kosovës as pas më shumë se 24 orë diskutime nuk kanë arritur ta votojnë në lexim të parë buxhetin për vitin 2018. Kjo pasi nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për votimin e saj.
Nga 88 deputetë sa ishin në sallë vetëm 60 prej tyre morën pjesë në votim, derisa votën për buxhetin e dhanë 58 deputetë, një kundër dhe një abstenim.
Por Lumir Abdixhiku, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa tha për Express se Qeveria nuk i ka 61 deputetë që ta votojnë këtë projektligj.
Ai sqaron se pas dështimit që ky projektligj të kalojë në lexim të parë, i njëjti sillet sërish në votim derisa të bëhen votat.
“Sillet sërish në votim derisa qeveria t’i bën votat. Qeveria nuk i ka numrat ata thuajse në ansjë seancë nuk i kanë 61 deputetë”, është shprehur Lumir Abdixhiku.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se këtë pikë do ta hedhë sërish në votim gjatë kësaj seance por mbledhja plenare përfundoi para pak çaste për të vazhduar në atë të radhës./GazetaExpresss
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...