Qeveria Hoti është qeveri e hutuar.
Të paktën kjo mund të shihet si konkluzion pas të gjitha zhvillimeve të fundit që po ndodhin brenda partnerëve të koalicionit.
“Për shkak të mosmarrëveshjeve përbrenda partnerëve të koalicionit, brishtësia e saj qeverisjen po e bënë edhe jo efikase edhe të pasigurt”, thotë njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu.
Në një përgjigje dhënë për arbresh.info, Abdullahu thotë se në këto momente Kosovës i duhet një Qeveri stabile.
“Thjeshtë mund të konstatohet se qeveria Hoti është Qeveri e hutuar. Çfarë nuk duan partnerët është e paqartë, ajo që duan i bënë edhe më konfuz të gjithë bashkë. Mendoj se sot na duhet një Qeveri unike, por këtë nuk e kemi, e si duket nuk do ta kemi. Sot na duhet ta menaxhojmë pandeminë dhe të jemi unik e të përgatitur për dialogun në Uashington. Asnjëra nuk po bëhet si duhet”, thotë ai.
Mospajtimet brenda partnerëve të koalicionit ditëve të fundit janë duke ardhur shkaku i postit të Presidentit.
E kjo sipas Abdullahut në këto momente në të cilën ndodhet Kosova nuk do të duhej të ishte problem.
“Çështja se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm nuk duhet t’i topit dy këto çështje ku kërkohet aktivitet i koordinuar institucional si premisë e arritjes së suksesit. LDK vazhdon të mos jetë kooperuese me partnerët e saj e për rrjedhojë gjërat mund të përkeqësohen dhe vendi të shkoj në zgjedhje. Kjo nuk duhet të ndodhë, sepse shëndeti i qytetarëve duhet të jetë tani primar bashkë me ballafaqimin me Serbinë”, përfundoi ai.
E për krejt këtë mosmarrëveshje të partnerëve të koalicionit, profesori Riza Smaka ka një përgjigjje.
Sipas tij përderisa interesat partiake janë para interesave të qytetarëve nuk pritet që të jetë një koalicion me qëndrueshmëri të gjatë.
“Ky është një koalicion bazuar në interesa partiake dhe jo në interesa të përgjithshme dhe si i tillë disa herë deri tash ka pas gjasa të shpartallohet. Interesat partiake i kanë megalomane dhe s’mund t’i realizojnë. Tash në këto momente të fundit vërehet se ky koalicionin nuk mund të qëndroj gjatë”, ka thënë Smaka për arbresh.info.
Ultimatumi i fundit i qeverisë Hoti i ka ardhur pikërisht nga partneri kryesor në koalicion AAK-ja.
Vetë i pari i kësaj partie Ramush Haradinaj, në një intervistë dhënë ditë më parë ka bërë të ditur se do të kushtëzojë LDK-në me pozitën e Presidentit në rast se këta nuk duan që të rrëzohet para kohe Qeveria.
Haradinaj ka paralajmëruar LDK-në se do ta rrëzojë Avdullah Hotin nga posti i të parit të Qeverisë nëse nuk e bëjnë President.
Sipas tij, përpara janë dy zgjidhje, AAK-ja ta marrë Presidentin dhe siç thotë, të bëhet pjesë e vendimmarrjes ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
E pikërisht për këtë krisje brenda koalicionit të hënën pritet të mblidhen partnerët e koalicionit në krye me kryeministrin Avdullah Hoti./V.Selimi/arbresh.info/
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...