Qeveria e Kosovës, të hënën do ta mbajë mbledhjen e radhës. Ajo është thirrur për orën 10:00. Në rend të ditës është futur edhe demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Express ka siguruar rendin e ditës të kësaj mbledhje.
Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga Isa Musfata, të hënën do të diskutojë demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Gazeta Express ka siguruar komplet rendin e ditës, ku aty shihet se në të figuron edhe demarkacioni.
Rendi i ditës:
1. Hapja e mbledhjes (Kryeministri)
2. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi (MPJ)
3. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian
4. Shqyrtimi i Projektligjit për Standardizim
5. Shqyrtimi i Draftit të koncept-dokumentit për qasje në dokumente publike
6. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Pronës në Agjencinë për Barazi Gjinore
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 10/104 të datës 10.04.2016 për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit
8. Të ndryshme
Kurse, gjatë ditës është bërë e ditur se kryeministri Isa Mustafa ka marrë vendim që Demarkacioni të procedohet të hënën në Kuvend për votim. Vendimi erdhi pak orë pasi kryesia e Kuvendit ka caktuar të mërkurën ditën për votimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.
Procedimin e Demarkacionit në Kuvend zyra e kryeministrit e ka bërë ditur se ka ardhur pas një bisede telefonike të kryeministrit Mustafa me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...