Qeveria e Kosovës rreth 1 muaj pas ardhjes së saj në pushtet kishte marrë vendim që t’i falë borxhet për ambalazhuesit e ujit.
Mirëpo rreth 5 muaj më vonë, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar dhe plotësuar ketë vendim, duke e anuluar faljen e borxhit. Nga vendimi është heq togfjalëshi “aprovohet falja e borxheve”, duke u zëvendësuar me “aprovohen lehtësira” për ambalazhuesit e ujit.
Qeveria vendimin për plotësim/ndryshimin e vendimit për faljen e borxheve e kishte marr në mbledhje e qeverisë të datës 28 shkurt, në ditën kur gjithë vëmendja ishte në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahej seanca e jashtëzakonshme për kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
“Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr. 13/06 i datës 3 tetor 2017, si në vijim: pika 1. e vendimit fshihet dhe zëvendësohet me këtë tekst “Aprovohen lehtësirat për Ambalazhuesit e ujit, të paraparë në nenin 12 të Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr.02/2016 për Strukturën e Pagesave të Ujit”, thuhet në vendimin e Qeverisë që është marrë më 28 shkurt të këtij viti.
Në vendim nuk janë dhënë shpjegimet se për çfarë lehtësira bëhet fjalë.
Në ndërkohë, në UA që i referohet vendimi obligohen borxhlinjtë që t’i shlyejnë obligimet brenda 2 vjetëve.
“Të gjithë detyruesit te cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ nuk i kanë kryer detyrimet, obligohen që brenda afatit prej dy (2) vitesh ti kryejnë detyrimet e parapara me Udhëzimin Administrativ Nr.06/2006”, thuhet në udhëzimin 02/2016.
KALLXO.com i ka shkruar Qeverisë për të marrë vesh se çka ka nënkuptuar Qeveria e Kosovës me “lehtësira”.
Sipas Qeverisë, tani është faza e përpilimit të udhëzimit administrativ e që s’ka filluar ende të bëhet.
“Tani është faza e përpilimit të udhëzimit administrativ për këto lehtësira, i cili ende nuk ka nisur të bëhet. Në momentin që finalizohet, sigurisht që bëhet e ditur.”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media e Kryeministrisë.
Shuma e borxheve të grumbulluara vlerësohet se arrin mbi 58 milionë euro.
Vendim i Qeverisë së 3 tetorit të vitit të kaluar për faljen e borxhit për ambalazhuesit e ujit kishte marrë jehonë të madhe në opinionin publik.
Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për Emisionin “Jeta në Kosovë”, kur ishte pyetur për arsyen e faljes së këtij borxhi kishte deklaruar se këtë vendim e kishte marrë “Veç pse iu ka tek”.
“Veç mu ka tekë me ja nisë prej qatyne, me bo ni shembull të mirë, janë prodhues të vendit, uji i Kosovës, punëtorët e Kosovës, për popull të Kosovës”, kishte thënë Haradinaj gjatë kësaj interviste.
Ligji për Ujërat i miratuar nga Kuvendi i Kosovës thotë se ujërat janë resurs kombëtar dhe çdokush që e përdor atë për përfitime biznesi duhet t’i paguajë taksë shtetit.
Të gjithë detyruesit të cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ nuk i kanë kryer detyrimet, obligohen që brenda afatit prej dy (2) vitesh t’i kryejnë detyrimet e parapara me Udhëzimin Administrativ Nr.06/2006.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...