Për investimet kapitale, komunat e Kosovës priten të përfitojnë nga një grant i veçantë i Qeverisë.
I përfshirë në programin e ekzekutivit, “Granti i Katërt Qeveritar” do t’u mundësojë komunave autonomi për investimet kapitale.
Në një përgjigje të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, kanë thënë se është ende herët të theksohet mënyra se si dhe kush do ta bëjë shpërndarjen e mjeteve.
“Granti i katërt, i cili do të operacionalizohet gjatë këtij mandati ka për qëllim në vetvete decentralizimin e buxhetit apo autonominë e komunave në përzgjedhjen dhe investimet në projekte kapitale që komunat i konsiderojnë të nevojshme dhe të arsyeshme. Për mënyrën e operacionalizimit të këtij granti dhe formulës që siguron objektivitet në shpërndarjen e mjeteve, do të informoheni me kohë nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Ndonëse në program nuk është përmendur shuma e paraparë për t’u shpenzuar, megjithatë, gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Albin Kurti kishte premtuar që përmes këtij granti, komunave do t’u alokohen mbi 600 milionë euro, rreth 150 milionë brenda një viti.
Bekim Salihu nga instituti GAP, thotë se sipas të gjeturave të tyre, brenda vitit, ministritë shpenzojnë rreth 100 milionë euro për investime nëpër komuna.
“Aktualisht, Ministritë e Kosovës i kanë në dispozicion 1.1 miliard euro buxhet në kontot e tyre. Prej këtyre parave prej 1.1 miliard sa ministritë menaxhojnë me buxhet, 430 milionë euro janë të dedikuara për investime kapitale. Nga këto, 430 milionë euro që këto ministri i ndajnë për investime kapitale, Instituti GAP në vitet e fundit gjen që rreth 100 milionë euro këto ministri investojnë nëpër komuna, në projekte të ndryshme”, ka thënë Salihu, raporton Koha.
Salihu konsideron se granti për komunat do të ndikonte pozitivisht te to, duke rritur konkurrueshmërinë e duke nxitur urbanizmin. Porse për këtë grant, ai thotë se duhet të ketë bazë ligjore.
“Qëllimi siç duket i kësaj qeverie, është që këto mjete të mos jepen më bazuar në kritere provinciale, regjionale, personale apo partiake, por të bëhet një grant i cili do të specifikonte kriteret, format, mënyrat se si komunat mund të përfitojnë nga këto mjete. Në parim është një hap i duhur dhe ne e mbështesim atë, por konsiderojmë që mungon baza ligjore”, shtoi ai.
E nga Ministria kanë thënë se kriteret dhe mënyra e realizimit të këtij granti do të jenë pjesë e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...