Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje në Facebook, ka folur për dyvjetorin e VV-së në pushtet.
Abdixhiku përmes një video në “Facebook”, tha se Qeveria do të “festojë” në një kohë kur familjet po përpiqen t’ia dalin mbanë, kur sistemi shëndetësor është në krizë, kur të rinjtë po largohen nga vendi, kur kosto e jetesës çdo ditë po rritet dhe kur pagat po mbesin të ulëta.
“Pas disa ditësh qeveria do t’i mbushë dy vjet në pushtet. Në një kohë kur familjet po përpiqen t’ia dalin mbanë, kur sistemi shëndetësor është në krizë, kur të rinjë tanë po largohen nga vendi, kur kosto e jetesës çdo ditë po rritet, kur pagat e secilit po mbesin të ulëta, Qeveria do të festojë. Në dy vjet pushtet kemi kuptuar se sa të pavlera u bënë premtimet e dhëna, kuptuam mungesën e ndjeshmërisë së pushtetarëve në çdo krizë me të cilën përballen njerëzit tanë. Kuptuam arrogancën e brendshme, e përplasjen e panevojshme me aleatë jashtë, kuptuam paaftësinë qeverisësë për të dhënë ndryshim qe Kosova e meriton. Në ditët në vijim, do t’I numërojmë këto dështime sepse besojmë se Kosova mundet shumë më mirë. Do të ndajmë edhe planet tona sepsë vendi ynë Meriton më mirë dhe Kosova do të bëhet më mire”, ka thënë Abdixhiku. /arbresh.info/
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...