Prindërit e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shkojnë në rehabilitim.
E shpenzimet për këtë do të i paguaj Qeveria e Republikës së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim dhënë për arbresh.info kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.
Ai ka shtuar gjithashtu nga ky rehabilitim do të përfitojnë ata që nuk gëzojnë benificione.
“Këto mjete janë kërkuar për rehabilitim në banja kryesisht të prindërve të dëshmorëve që nuk gëzojnë benificion, për aktivitete të shoqatës, për akademi dhe shpenzime të ngjashme”, ka thënë ai.
Ndonëse ka thënë se nuk e dinë sa është shuma që saktësisht është ndarë, Jashari ka shtuar se kanë kërkuar 180 mijë euro.
“Ne e kemi bë kërkesën por ajo është shkurtuar, përafërsisht kemi kërkuar diku 180 mijë euro ende nuk e dimë sa i janë ndarë organizatës tonë”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas tij nuk qëndron deklarimi i nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Jashari ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarje të pabarabartë të parave për tri kategoritë e dala nga Lufta nuk është politik.
“Nuk besoj se ka lidhje kjo me politikë sepse kërkesat tona për këto para janë për tri organizatat. Ne që e përfaqësojmë këto kategori jemi apolitik por kërkojmë bashkëpunim për të ndihmuar këto kategori që janë në nevojë”, ka shtuar ai.
Qeveria e Kosovës të martën ka ndarë rreth 400 mijë euro për shoqatat e dala nga Lufta.
Por i pari i saj, Ramush Haradinaj u shpreh se nuk e di se për çka u ndanë këto para e as sa është shuma që ndau gjatë kësaj mbledhje për 16 pikat e miratuara.
Madje para gazetarëve ai u përgjigj me ironi.
“Hyni vet dhe i gjeni shumat se nuk i kam mbledh për ty”, tha ai të martën pas mbledhjes së 115 të Qeverisë së Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...