Google ADS

Qeveria dhe Banka Botërore do të vazhdojnë bashkëpunimin në projekte të reja

20:24 | 23 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci

Në takimin që Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, u bisedua për ecurinë e programeve të Bankës Botërore në Kosovë dhe projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme si shëndetësi, edukim, politika sociale, mjedisore, etj.

U diskutua edhe se si mund të përmirësohet bashkëpunimi në projektet e ardhshme mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore. Zëvendëskryeministri Bislimi njoftoi z. Paolucci për reformat të ndryshme në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike si dhe synimet e Qeverisë që përveç forcimit dhe përmirësimit të skemave sociale që reflektojnë nevojën e popullsisë për këto skema, të bashkëpunohet në mekanizma shtesë për të zvogëluar një nevojë të tillë.

Paolucci u shpreh i hapur që të diskutojnë çfarëdo iniciative të Qeverisë me qëllim që të ofrohen opsionet më të mira në kuadër të mundësive të tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme