Google ADS

Qeveria bën publike masat e reja për COVID-19

16:31 | 29 Qershor 2020
L G

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë publike katër masat e reja të vendosur sot në luftën kundër COVID-19.

Sipas kryeministrit Hoti, institucionet do të punojnë vetëm me staf esencial dhe, siç thoë ai, sektorët e prekur me infeksion do të mbyllen, shkruan Reporteri.net

Hoti ka thënë se tani do të ketë edhe kontrolle rigoroze për të infektuarit si dhe do të intensifikohet puna e Inspektoratit.

Njoftimi i kryeministri Hoti:

Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me #COVID19 ?, sot kemi filluar kthimin e disa prej masave! Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19.

? Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;

? Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;

? Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;

? Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!

Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme