Qeveria austriake ka hapur një paketë financiare për të papunët (Arbeitslose) dhe përfituesit e ndihmës për papunësinë, njofton albinfo.at. Gjithsej 300 mijë persona do të marrin një pagesë prej 150 eurosh në shkurt, përveç përfitimeve të papunësisë ose ndihmës urgjente që ata marrin si përfitime mujore. Në total për këtë Ministria e Punës ka vënë në dispozicion 46 milionë euro.
Sipas agjencisë së lajmeve APA, kushdo që ka qenë i regjistruar në Entin e Papunësisë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2021, ka të drejtë për përfitimin e bonusit. Po ashtu, do të përfitojnë edhe ata persona që ishin më herët të regjistruar në AMS dhe aktualisht për shkak të ndonjë sëmundje marrin si pagesë mbështetje të sëmundjes (Krankengeld). Për ta sqaruar, në rast se jeni i regjistruar në Entin e Papunësisë (AMS) gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, atëherë do të përfitoni për secilin muaj nga 150 euro, shkruan albinfo.at.
Disa nga personat tashmë kanë marrë bonusin prej 150 eurosh dhe kësti i dytë do të paguhet në shkurt. Megjithatë, jo të gjithë përfituesit i kanë plotësuar kërkesat, sepse nuk kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara.
Kjo pagesë si bonus është mbështetja e tretë financiare e këtij lloji që nga fillimi i pandemisë, të cilën e ndan qeveria austriake. Gjatë muajve shtator dhe dhjetor 2020 ka pasur një shtesë për përfitimi për të papunët prej 450 eurosh.
Për ministrin e Punës, Martin Kocher, kjo pagesë është një kontribut për të kompensuar barrën e shumëfishtë për punëkërkuesit që rezultuan nga bllokimet e shkaktuara nga pandemia. “Në të njëjtën kohë, qëllimi ynë primar mbetet që njerëzit të punësohen shpejt”, thotë Kocher.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...