Google ADS

Qeveria aprovon raportin për termocentralin “Kosova e Re”

15:55 | 31 Tetor 2017
M. A.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar Raportin e Komitetit Drejtues të Asistencës Teknike, Energjia dhe Linjiti. Në ketë rast është aprovuar Raporti i Komitetit Drejtues të Asistencës Teknike Energjia nga Linjiti, përgjegjës për Projektin Termocentrali Kosova e Re.

Raporti përshkruan procesin e finalizimit të marrëveshjes me investitorin “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit të ri.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për autorizimin e kompanisë amerikane “Patton Boggs” që të përfaqësoj Kosovën në kontestin me kompaninë AXOS kapital GMBH, në Tribunalin Ndërkombëtarë të Arbitrazhit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme