Në mbledhjen e Qeverisë u aprovua kërkesa e Ministrisë së FSK për dërgimin e kontingjentit të FSK në operacionin humanitar në Republikën e Shqipërisë, raporton arbresh.info.
Brahim Mehmetaj zëvendës ministër i FSK ka thënë se janë të gatshëm ta bëjnë këtë.
“Është bërë kërkesë për dërgimin e FSK jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë. Ne jemi të gatshëm ta dërgojmë atje të bëjë një urëlevizëse për ndihmë në banorëve atje”, tha ai.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se tani i mbetet Presidentit.
“Nëse presidenti e autorizon këtë ne jemi të gatshëm ta miratojmë”, ka thënë ai./arbresh.info