Qeveria aktivizon avokatët shtetërorë, Haxhiu e sheh si projektligj të rëndësishëm

11:54 | 12 Prill 2023
A. B.

Është miratuar sot në Qeveri projektligji për përfaqësimin e shtetit në procedura të ndryshme gjyqësore dhe në Arbitrazh.

Ky projektligj, sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mundësojë aktivizimin e avokatëve shtetërorë, rrjedhimisht do ta rritë edhe numrin e tyre, raporton arbresh.info

“Përmes këtij projektligji kemi rritë numrin e avokatëve shtetërorë që më herët kanë qenë pak, zbatimin e kompetencave për ta dhe rregullimin e statusit juridik të avokatit të komunës. Tashmë përfaqësuesit shtetëror janë të obliguar për bashkëpunim, organi përkatës obligohet të bashkëpunojë dhe t’i përgjigjet avokaturës shtetërore. Ky projektligj do të aktivizohet dhe është shumë i rëndësishëm.”, tha Haxhiu./Arbresh.info/

Të ngjashme