Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës me mocionin e mosbesimit në Kuvend ka sjellë nevojën e formimit të qeverisë së re, zgjedhjeve të reja apo edhe vazhdimit të funksionimit të kësaj qeverie me kompetenca të kufizuara derisa të qetësohet situata me pandeminë COVID-19.
Kuvendi i Kosovës, ka votuar tashmë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me 82 vota për 32 kundër dhe një abstenim. Mocioni ishte ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është pjesë e qeverisë. Aktualisht qeveria është e dorëhequr, por në detyrë.
Njohësi i zhvillimeve politike dhe i funksionimit të Kuvendit të Kosovës Blerim Burjani, tha për arbresh.info, se pasi mocioni i mosbesimit ishte i suksesshëm, qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
“Mocioni ishte i suksesshëm dhe tashmë është rrëzuar Albin Kurti. Arsyeje mbi letra mund të jetë shkarkimi i Veliut, por e dimë që në fakt ai u rrëzua nga Amerika shkaku i taksës. Jemi ku jemi. Deri sa të kalojmë këtë situatë të vështire, kjo qeveri duhet të mbetet në detyrë për t’u kujdesur për shëndetin e popullit.”
Burjani, tha se varet prej vullnetit të partive politike formimi një qeverie teknike.
“Nëse do të jetë qeveri teknike apo shumë-partiake, kjo do të varet nga vullneti i deputetëve, por edhe i presidentit i cili mund të vendosë përmes një dekreti që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Burjani.
Aktualisht, Kosova si edhe gjithë bota, po përballen me pandeminë e COVID-19, pas përhapjes së koronavirusit të ri vdekjeprurës. Kështu organizimi i zgjedhjeve, nuk besohet se do të jetë i mundur në rrethanat aktuale.
Ndërkohë që Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se LDK nuk do t’i tërheq ministrat e saj nga qeveria dhe se i mbetet kryeministrit Albin Kurti të vendosë nëse do të vazhdojë punën deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Më tutje Burjani, duke folur për qëndrimet e Vjosa Osmanit, kundër Ldihjes Deemokratike të Kosovës, deklaroi se Osmani ose duhet të tërhiqet nga LDK, ose fundi i saj do të jetë sikur Teuta Rogova.
“Ne jetojmë në demokraci dhe secili mund të ketë mendime të ndryshme por Vjosa nuk duhej të shprehej kundër qëndrimeve të partisë së saj. Ka disa persona që nëse dalin nga subjekti politik ku janë, shuhen tërësisht nga skena politike. Të kujtiojmë rastin e Teuta Rogoës, që kishte deklarime në kundërshtim me partinë, por e larguan dhe tashmë nuk është në parti. Vjosa ose do të largohet vetë, ose do ta largojnë”, tha Burjani.
Ndryshe Vjosa Osmani gjatë votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend, kundër qeverisë Kurti, për herë të parë ka dhënë indikacione se mund ta lë Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila ia bëri me dije që mos të mbajë më qëndrime të ndryshme me partinë siç bëri këto ditë kur doli kundër rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit edhe pse ky e shkarkoi Agim Veliu. /arbresh.info/
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...