Koalicioni PAN edhe nëse i siguron 61 vota të deputetëve, Ramush Haradinaj do ta drejtojë një Qeveri jostabile, e cila do të jetë e kushtëzuar nga Lista Serbe.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) edhe nëse i siguron numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj do ta drejtojë një ekzekutiv jostabil, i cili do të jetë i varur nga Lista Serbe.
LDK-ja dhe LVV-ja disa herë e kanë përsëritur se me koalicionin PAN nuk bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje, kështu që këtyre të fundit i mbetet që “t’i peshkojnë” individualisht deputetët, shkruan gazeta “Zëri”.
Artan Murati, njohës i çështjeve politike në vend, ka deklaruar se votat e deputetëve të komunitetit pakicë janë jetike për PAN-in në synimin e saj për ta formuar Qeverinë. Sepse, siç thotë Murati, aktualisht PAN-i nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për ta krijuar Qeverinë e re.
“Në parim mund të ketë deputetë nga subjektet tjera që mund ta votojnë z. Haradinajn si kryeministër, pasi deputeti është i lirë të bashkohet në çfarëdo grupi parlamentar në momentin që fiton mandatin si deputet. Megjithatë, në çfarëdo skenari votat e deputetëve nga komunitetet joshumicë janë të nevojshme për PAN-in për ta formuar Qeverinë”, ka thënë Murati.
Sipas tij, një Qeveri e formuar nga 62 deputetë do të jetë e paqëndrueshme dhe në çdo kohë mund shantazhohet nga deputetët e komunitetit serb.
“Qeveri me 61-62 vota gjithsesi se nuk mund të konsiderohet Qeveri stabile, pasi do të përballet me një opozitë të fortë nga partitë me shumicë shqiptare, plus ekziston rreziku i vazhdueshëm i lojërave politike nga Lista Serbe. Nëse ky subjekt do të jetë faktor kyç në krijimin e Qeverisë së re ekziston rreziku se proceset më të rëndësishme në vend do të kushtëzohen në forma të ndryshme”, ka potencuar Murati. Me ç’rast ka thënë se një Qeveri e 62 votave nuk mund të jetë efektive. “Për më tepër, një Qeveri me 62 vota nuk mund as t’i kalojë ligjet që kërkojnë 2/3 e votave të Kuvendit pa pëlqimin e opozitës”, ka cekur Murati.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...