Google ADS

Qerre e kuajve në kryeqytet (VIDEO)

18:20 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info

Jemi mësuar që rrugët e Prishtinës t’i shohim të mbushura me vetura dhe automjete moderne, por sot në mesditë qarkullonte një qerre me kuaj, e cila pamje në Prishtinë mund të shihet shumë rrallë.

Në vitet e 60-ta dhe të 70-ta, kur vendet e zhvilluar kishin bërë bum të zhvillimit ekonomik, qerret me kuaj në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës ishin thuajse mjetet kryesore për lëvizjen e qytetarëve dhe kryerjen e punëve, por që nga përfundimi i luftës, pamjet e tilla në Prishtinë thuajse janë zhdukur tërësisht, andaj një qytetar ka dëshiruar që këtë pamje të filmuar ta ndajë me lexuesit.

video-lajmi-3-0608147

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme