Bajram Qerkini udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, thotë se nuk duhet të lejohet shtyrja e zhvarrimit të gjetjeve mortore në Kizhevak, për në pranverë.
“Qeveria jonë, jashtë Kosovës nuk ka në dorë asgjë. Por vetëm munden më bë kusht që nuk duan të bisedojnë, deri t’i marrësh imazhet satelitore dhe të na tregojnë dhe jo të bëhet pas 5 viteve. E jo tash t’i shtyjnë për kushte atmosferike, kështu ata janë në gjendje me shty edhe për një vit edhe mos me bë asgjë. Këtu duhet të ndërhyjë BE-ja edhe kjo duhet t’i jap presion Beogradit”, dekaroi Qerkini për arbresh.info.
Sipas tij aty nuk ka shumë punë, por nuk e mendojnë aspak popullin.
“Ata luajnë lojna të çuditshme, gjithë verën e kanë ditë ku janë por vetëm na kanë mundu, kur erdhën imazhet satelitore nuk patën kah me shku, e tash gjejnë tjera mënyra me i zhagitë, për shkak se edhe parët i kanë harxhu. Se kanë marrë shumë para, edhe procedurat po këqyrin me i shty. Atje nuk ka tash shumë punë, por nuk e kanë qëllimin me e rahatu popullin, me i nxjerrë ata trupa”, tha Qerkini.
Burime në vendin e ngjarjes të portalit arbresh.info bëjnë të ditur se aktualisht janë ndërprerë punimet në Kizhevak.
“Mbetjet mortore të cilat janë gjetur në Kizhevak, janë vazhdimësi e gjetjeve tjera mortore në Rudnicë. Në Kizhevak është gërmuar qëllimisht në vende të gabuara që nga viti 2015. Pala serbe e ka shfrytëzu rastin e Kizhevakut me marrë donacione të huaja kinse me hulumtu varrezat masive në Serbi, prej ambasadave të ndryshme”, bënë të ditur ky burim.
Sipas këtij burimi, çdo vonesë në hulumtimin e varrezave masive është bërë “në bashkëpunim të plotë me njerëzit tanë”, në kuptimin që pala kosovare nuk ka arritur t’i bëjë presion palës serbë dhe të jetë e vendosur në gërmimet në lokacionet e dyshuara.
“Vendi i ngjarjes në Kizhevak është mbyll përkohësisht. Derisa të bëhet analiza e ADN-së, në mënyrë që të konfirmohen që i takojnë të pagjeturve për të cilët dyshohet që janë varrosur atje. Kanë propozu që vazhdimi i procesit të zhvarrimit të shtyhet në pranverë, komisioni qeveritar për persona të zhdukur i Serbisë. E këta tanët çka të propozojnë ata, pajtohen në prapaskenë, kurse publikisht për konsum vendor dalin e bëjnë deklarata publike krejt diçka tjetër. Na me qenë të meqëm rastin e Kizhevakut e kishim ba strategji kombëtare për me akuzu për krime lufte ata që i kanë ba, me prova faktike”, thotë ky burim.
Ramë Manaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në një prononcim për arbresh.info thotë se pas gjetjeve të mbetjeve mortore, kanë mbetë me u taku dy komisionet qeveritare, e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
Pala kosovare nuk e di nëse do të vazhdohet gërmimi apo pavarësisht motit mund të konservohet dhe të vazhdohet në pranverë./arbresh.info/
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...