Qerkinaj: Është e rëndë të flitet pas 20 viteve, duhet të kërkohet drejtësi për 100 fëmijët që të gjallë u morën në luftë

14:56 | 6 Maj 2019
Arbresh.info

 

Në sallën e Kuvendit të Kosovës aty ku mbahen seancat plenare, sot salla është mbushur jo me deputet por më familjar të të pagjeturve.

Arsyeja e këtij takim është iniciativa dhe kërkesa e Kryetarit të Parlamentarit, Kadri Veseli për të lanësuar Themelimin e Tribunalit për Krimet e Serbisë në Kosovë.

Me këtë rast i pari i Kuvendit tha se qëllimi është i qartë gjykimi për krimet e kryera nga shteti serbë ndaj popullatës së pafalshme të Kosovës gjatë luftës.

” Këtu është miratuar kushtetuta e Kosovës, edhe sot nga ky takim qëllimi ynë është i qartë. Iniciativa për një gjykatë ndërkombëtare e cila do ti dënoj krimet e luftës në Kosovës. Për të gjithë ata njerëz tanë të vrarë e të masakruar nga pushteti serbë. Një pjesë e tyre janë kthyer në eshtra pa një analiza se si janë vrarë dhe çfarë është bërë më ta, nëse janë varrosur të gjallë apo u janë marr organet para se të vriteshin. Po flas për mira gra e burra të pafajshëm, një drejtësi që është vonuar deri tash. Ky Kuvend ka për obligim ta dërgoj këtë iniciativë deri në vend”.

E në emër të familjareve të të zhdukurve në Kosovë, Bajram Qerkinaj tha se është e rendë që të flitet për këtë çështje pas 20 viteve.

Ndërsa tha se sot po flet në emër të 1647 familje.

Qerkinaj në këtë mbledhje nuk harroj ti përmend dhe të kërkoj drejtësi edhe për 100 fëmijët e marr të gjallë në luftë dhe fati i tyre edhe sot nuk dihet, raporton arbresh.info.

” Është hera e dytë që kom tronditje dhe lavdet për ju të gjithë që po punon për këtë. Është shumë rendë të flasësh mbas 20 vitesh ku po kujtohen lumenjtë e lotët e familjareve sot është dita më e rendë të flas për këtë çështje. Kryetari i Kuvendit i ka mbyll të gjitha ato që kom dashtë mi than. Me fjalën e tij ai na dha shpresë.  Ne vuajtëm shumë, sot nuk do të flas vetëm për djalin tem e për familjen tem por po flas për  1647 familjaret të cilët presin më ankth lajmin se mos po ju kthehen të dashurit e tyre. Ne po kërkojmë vetëm të vërtetën për 100 fëmijët që u mirën të gjallë dhe që se ditëm se çka u bë më ta. Duhet të lypim drejtësi për këta,  100 fëmijë zemra të dhemë vetëm kur i përmend. Nuk është hera e parë që po i bëjmë këto kërkesë se i kemi bërë edhe 6 të tjerë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se në kërkim të drejtësisë disa herë ka prezantuar skica të krimeve.

Sa është e mundur që 900 trupa të gjinden vetëm në Batajnicë  në Serbi dhe asnjëherë kush nuk e shkruajti për këtë një fjali. Ku janë ata që se ngritën zërin dhe të thonë se është bërë gjenocid ndaj popullit të pafajshëm shqiptar. Për ne është të dënohet shteti serbë e jo individ, Kosova duhet të bie në dakordim se në vendin tonë është bërë gjenocid dhe të dënohet shteti serbë. Disa herë kom prezantuar disa skica por ende nuk është bërë asgjë”, ka shtuar ai./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme