Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar se për ta ishte e habitshme deklarta e Zëvendës-kryeministrit Besnik Bislimi në lidhje me hapjen e arkivave të UÇK-së.
Për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ai tha se çdokush në Kosovë e di që Ushtria Çlirimtare e Kosovës s’ka pasur arkiva dhe se nuk i posedon as sot.
“Është mire me i pyet ata se ku janë ato arkiva. Unë punoj qe një kohë të gjatë në shoqata të dala nga lufta dhe e vetmja arkivë është dosja e secilit pjesëtar të UÇK-së”.
“Ekzistojnë disa video që quhen arkiva të luftës, të krimeve që i ka kryer Serbia në Kosovë dhe video të ndryshme gjatë periudhës së luftës çlirimtare. Ato janë publike që i ka parë i gjithë spektri ndërkombëtar dhe që ishin edhe arsyeja pse NATO e bombardoi Serbinë”.
“Serbia po kërkon që fillimisht Kosova t’i publikojë arkivat, por ne nuk kemi arkivë tjetër, dhe kështu ata duan t’i shmangen arkivës së tyre që tregon si i kanë kryer qindra masakrat në Kosovë”.
“Serbia mendon të kërkojë arkiva shtese që s’janë publikuar, por ato nuk ekzistojnë. Interesi i tyre është që të ankohen që Kosova nuk po do t’i hap arkivat në mënyrë që të gjejë arsye për të mos i publikuar arkivat e tyre. Këtë do ta merr si argument, ky është preteksti dhe qëllimi i tyre”.
“Kosova ka rënë në grackë me Serbinë sepse ata kërkojnë diçka që nuk ekziston. Mundohen me çdo kusht që ta fshehin krimin që e kanë kryer dhe ta barazojnë viktimën me kriminelin”.
Qeriqi tutje deklaroi se Bislimi është dashur që fillimisht të bashkëbisedonte me ish ushtarët e shtabit të UÇK-së dhe të informohej rreth komplet luftës së kësaj ushtrie, si dhe sugjeroi që ai duhet të parapërgatitet para se të shkojë në dialog me Serbinë.
Po ashtu, tha se djali i Ukshin Hotit, i cili është kryetar i delegacionit për të pagjeturit, ka qenë shumë i ri në kohë të luftës dhe se shumë pak i njeh ngjarjet, duke sugjeruar se aty duhet të jetë një person tjetër më i pjekur në moshë, sepse siç tha, në këto raste të ndjeshme nevojitet përvoja.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj