Përfaqësues i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Kosovës, Xhevdet Qeriqi ka thënë se nuk ka pasur asnjë takim me të akuzuarit e Gjykatës së Lartë të Hagës, gjatë kohës së luftës.
Ai ka thënë se një takim i tillë ishte zhvilluar pas luftës dhe kjo si shkak i kontrollimit të pjesës së Nuredimes nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Gjatë kësaj kohe unë nuk e kam takuar asnjë epror të lartë të shtabit të përgjithshem”, ka thënë ai për RTV Dukagjini.
Sipas tij, Serbia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme me disa metoda ku me çdo kusht dëshirojnë që të gjykojnë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qeriqi përmendi edhe raportin e Dick Marty-t, ku ky raport ka qenë një ndër përpjekjet e tyre, por ai u shpreh se është i bindur se në momentin që ky proces gjyqësor do të përfundojë, të gjithë do të shpallen të pafajshëm.
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë