Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se ishte befasuese rrjedhja e “Dosjeve të Speciales”.
Qeriqi thotë se këto dosje nëse vërtetohet se janë nga Gjykata Speciale, do ta dëmtonte rëndë kredibilitetin të cilin e kishte ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë.
“Për ne ka qenë e habitshme të rrjedhin gjithë këto informacione të veteranëve të luftës. Nëse vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale do ta dëmtojë kredibilitetin që ka pasur kjo gjykatë. Unë kam parë në media mesa e kam kuptuar, me shpejtësi është thirrur një konferencë shtypi. Me gjasë, është shpërndarë, por ka mundësi që ky material mund të jetë shpërndarë më herët – dhe nuk e dimë deri ku ka arritë. Është shumë skandaloze nëse ka ndodhë gjithë kjo rrjedhje e gjithë këtij dokumentacioni. Është shqetësuese gjithë ato deklarata e komunikime që kanë ndodhur nga zyrtarët e policisë së shtetit e të policisë së Serbisë. Dhe po priten edhe pako të tjera”.
Qeriqi foli edhe për fillet e para të themelimit të kësaj gjykate.
“Si e tillë ka qenë gjykatë e papranueshme, ne nuk kemi qenë kundër hetimeve të të gjitha krimeve në Kosovë, por kjo është shqetësuese. Është një dokument shtesë, dhe arsyeshmëri shtesë, për secilin deputet që ta shohë se çka do të votojë për vazhdimin e kësaj gjykate”, tha ai në Klan Kosova.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...