Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se është habitur kur ka parë lajmin se në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë shkuar dosje të Gjykatës Speciale.
“Ka qenë e habitshme se si kanë rrjedhur këto dokumentacione nga një gjykatë ndërkombëtare. Më e habitshme ka qenë se si janë mbajtur kontaktet me ish zyrtarë dhe prokurorë serbë. Me vetë faktin që e dimë dhe jemi dëshmitarë se një pjesë e madhe e tyre kanë kryer krime në Kosovë”.
“Gjykata ndërkombëtare ka kontaktuar njerëzit e kohës e Millosheviqit të kërkojë informacione për luftëtarët e UÇK-së është skandal shumë i madh. Kjo gjykatë është dashur të merret me krimet e kryera në Kosovë dhe kjo nuk ka ndodhur”, është shprehur Qeriqi, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Janë marrë me ish ushtarët e UÇK-së dhe duke i gjykuar padrejtësisht. Si ka ardhur pakoja nuk kam informacione por po duket se ka dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale”.
Sipas tij rrjedhja e këtyre dokumenteve tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar nga Serbia.
“Po bindemi se kjo gjykatë është e ndikuar nga Serbia dhe dëshmitë që i ka marrë janë vetëm për ta njollosur luftën e pastër e UÇK-së. Kjo gjykatë është politike dhe skandaloze”, tha Qeriqi.
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...