Google ADS

Qeriqi mesazh Haradinajt: Për ty kam respekt por pezulloje ministrin

11:43 | 15 Shtator 2017
L G

Që në ditët e para të qeverisjes Ramush Haradinaj është tronditur pasi dëshmitarë kanë dalë haptazi para kamerave dhe e kanë fajësuar Ministrin nga Radhët e Listës Serbe, Nenad Rikallo për tortura gjatë kohës së luftës.

E megjithatë Haradinaj ende nuk i ka marrë për bazë deklaratat e shqiptarëve të Prishtinës por nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se ministri i tij është i pastër, shkruan albeu.com.

Por, kryetari i degës të Shoqatës të Invalidëve të luftës të UÇK-së në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi nuk beson në pastërtinë e ministrit pasi sipas tij janë këto deklarata janë një bazë dhe dëshmi e fort se ky ministër ka qenë pjesë e grupeve paramilitare serbe.

“Po ne tashmë i kemi parë të gjithë deklaratat e qytetarëve shqipëtar të asaj lagje të cilët deklaruan për torturat që i ka ushtruar ministri Rikallo gjatë kohës së luftës në Kosovë. Këto deklarata janë një bazë dhe dëshmi e fort se ky ministër ka qenë pjesë e grupeve paramilitare serbe të cilët në kohën e luftës torturuan,plaqkitën e vranë poplullaten civile shqipëtare,pra mendoj se kryeministri z.Haradinaj duhet të veproj në këtë drejtim për ta pezulluar nga detyra këtë ministër derisa të sqarohet e vërteta e tij rreth këtyre akuzave të cilat i ngritën qytetarët ndaj tij.” tha Qeriqi për albeu.com.

Ai ka shtuar se Haradinaj nuk duhet të marrë për bazë deklaratat e institucioneve për arsyen se janë themeluar pas luftës nuk kanë informacione të bollshme për atë periudhë dhe ka shtuar se këto institucione duhet të fillojnë hetimet ndaj ministrit të qeverisë Haradinaj.

“Pra kryeministri z.Ramush Haradinaj duhet t’i marrë për bazë deklarimet e qytetarëve dhe akuzat e tyre ndaj këtij ministri,poashtu edhe shqetësimet e qytetarëve të tjerë të kosoves dhe të marrë masa ndaj këtij ministri.Për z. Haradinaj dhe familjen e tij kam një respekt të veqant për kontributin dhe sakrificën e madhe që ka dhënë për lirinë e vendit e çmoj jashtëzakonisht shumë dhe po besoj që pas një analize duke e ndëgjuar zërin e qytetarëve do të veproj në këtë drejtim dhe do të marrë një vendim të drejt për shkarkimim e këtij ministri.” tha Qeriqi.

Ndërkaq ende nuk dihet nëse do të ketë një reagim të fortë nga opozita si në vitin 2015 kundër ministrit të asaj kohe Aleksandër Jabllanoviq./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme