Google ADS

Qeriqi: Apeloj tek Qeveria që të siguroj mjetet siç kërkon ligji, ose ndryshe nuk do të rrinë duarkryq

20:23 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Me 38 milionë euro të ndara duhet të paguhen mbi 30 mijë veteranë. Ende, nuk dihet nëse shteti do të gjej mundësinë që të mbuloj pensionet e tyre.

Në një prononcim për medie Ministri i Financave, Avdullah Hoti pati deklaruar se buxheti prej 38 milionë eurosh për të paguar veteranët është i pamjaftueshëm, shkruan Indeksonline.

Kjo mund t’i fut në “luftë” veteranët me Qeverinë. Kështu deklaron Xhevdet Qeriqi, i cili drejton Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.

Në një prononcim për Indeksonline, Qeriqi ka thënë se Qeveria bashkë me Ministrinë e Financave me kohë është dashur ta mendojnë këtë punë. Derisa fajtore për manipulimet me listat e veteranëve e ka lënë vet këtë institucion.

“Qeveria tashmë e din numrin e përfituesve të këtyre pensioneve dhe duhet t’i bëj llogaritjet se sa mjete duhen për këtë kategori. Ne nuk jemi fajtor pse Qeveria ka lejuar të bëhen manipulime me listat e veteranëve, është komisioni qeveritar, ai i cili ka nxjerr këto lista. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi që këto lista të rishikohen nga një komision i pavarur në mënyrë që këto lista të pastrohen mirëpo Qeveria ka heshtur në këtë drejtim”, ka deklaruar Qeriqi.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve, ka shprehur mllefin e tij edhe për mosreagimet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sa i përket ngritjes së pagave për zyrtarët e shtetit.

Me këtë rast Qeriqi i ka bërë apel Qeverisë që të siguroj mjetet siç kërkon ligji, ose ndryshe nuk do të rrinë duarkryq.

“Shumë herë në rastin e FMN-së e kemi parë të ketë reaguar se po ka rrezikime buxhetore për pensionet e veteranëve por asnjëherë nuk e kemi parë këtë të fundit të ketë reaguar për pagat e qeveritarëve dhe të këtyre zyrtarëve të agjencive që marrin nga 5 mijë deri në 6 mijë euro paga. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të siguroj mjetet për këta të fundit siç ua garanton ligji sepse në të kundërtën nuk do të rrimë duarkryq”, ka deklaruar Qeriqi.

Qeriqi ka thënë se presin ndryshime në ligj, në mënyrë që veteranët të gëzojnë edhe benificione tjera.

Edhe për ngritjen e pagave të zyrtarëve, Qeriqi ka shprehur paknaqësitë e tij. Sipas tij më e udhës do të ishte që këto mjete të ndahen për raste sociale, e studentë.

“Në vend se këto mjete të ndaheshin për familjet skamnore, rastet sociale, për shëndetësi apo për bursa të studentëve këta po errisin luksin e vet. Në një shtet të varfër çfarë jemi ne të merren këto paga marramendëse nuk di cfarë të them tjetër përvec e turpshme, të mirren paga nga drejtor të Agjencive dhe të bordeve publike mijëra euro nuk do koment përderisa vet këto kompani përballen me probleme financiare, pagat e punëtorëve të tyre”, ka deklaruar Qeriqi.

Për këto paknaqësi të veteranëve, nuk ka pranuar të flas vet “i zoti i shtëpisë”, Hysni Gucati. Kur ai është pyetur për deklaratat e Qeriqit, menjëherë ka hequr dorë nga prononcimi. “Merrne Qeriqin. U kry. Edhe pse so kompetent për këtë punë”, e pasni marrë Qeriqin, u kry”, është shprehur shkurt e i mllefosur Gucati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme