Ndonëse një thënie thotë se qeni është shoku i ngushtë i njeriut, faktikisht duket se qeni mund të jetë më superior sesa njeriu kur është fjala për racionalizëm – të paktën në disa mënyra…
Në një eksperiment, Laurie Santos, psikologe në Universitetin Yale, ia ka treguar audiencës një kuti me një mbajtës cilindrik anash.
Për ta hapur kutinë, ajo e ka prekur disa herë mbajtësin cilindrik dhe pastaj e ka hapur kutinë në pjesën e sipërme. Ajo e ka përsëritur këtë proces disa herë për të treguar se si duhet të hapet kutia.
Të paktën kështu do të mendonte një njeri se do të duhej të hapej kutia.
Sidoqoftë, në vend se t’i kërkonte ndonjë pjesëmarrësi në audiencë të merrte pjesë në eksperiment, Santos e kishte ftuar një qen.
Santos ia kishte treguar qenit mënyrën se si e ka hapur kutinë, dhe nëse qeni do ta hapte me sukses, ajo do ta shpërblente atë.
Kështu, qeni ka vepruar krejt ndryshe nga ajo se si do të vepronin njerëzit. Në vend se ta testonte mbajtësin anash për hapje të kutisë, qeni e kishte nuhatur kutinë dhe pastaj e kishte hapur qysh në fillim në pjesën e sipërme.
Pra, duket se mbajtësi nuk ka pasur të bëjë asgjë me atë se si duhet të hapet një kuti dhe qeni e ka vërtetuar këtë duke i besuar instinkteve të veta.
“Qentë janë vërtetë të mirë për të mësuar nga ne, por, në disa mënyra qesharake, ata mësojnë më shumë nga se ç’mësojmë ne nga njëri-tjetri.
Ky eksperiment e dëshmon se qentë janë më pak iracional në çështjet e sjelljes sesa njeriu”, ka deklaruar Santos.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi